Tik-tak: Heshtje totale nga ‘Çeliku’ dhe Nisma, a do ta pranojnë ofertën e Kurtit?
Heshtje totale ka kapluar Fatmir Limajn, i njohur si komandant ‘Çeliku’.
Njëjtë, heshtje ka edhe në krejt partinë që ai drejton, Nisma Socialdemokrate.
Asnjë fjalë nuk e kanë thënë qysh prej të shtunës kur Albin Kurti pati një takim me të parin e Nismës.
Aty, siç konfirmoi vetë Kurti, ua prezantoi ofertën për bashkëqeverisje.
“Me Fatmir Limajn kemi pasur takim, me ç’rast biseduam zhvillimet politike. Vetëvendosja dhe unë si kryetar kemi shprehur interesim e gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nisman. Kam bërë edhe ofertë konkrete për Nismën në mënyrë që gjithçakj të përbmybllet sa më shpejtë. Mirëpo kur këto bisedime të kenë rezltate finale mund të flasim”, tha ai.
Megjithatë, kryeministri në detyrë, nuk e dha asnjë detaje se çka përmban oferta. Dihet se Fatmir Limaj nuk ka pranuar të hyjë në qeveri, por e ka kërkuar kryeparlamentarin, të cilën pozitë VV-ja nuk po ia jep.
“Ofertë kam bërë, nuk mund t’i shpalojë elementet përbërëse, shpresoj të kryhet këtë javë dhe për përmbyllhet. Ju kërkoj durim, se këtë fundjavë ose do ta kemo lajmin e marrëveshjes së arritur, ose lajmin se çka ndodh pas 30 ditëve”, tha ai.
Tash, Limaj dhe Nisma mund të gjenden para dy zgjidhjeve: ose ta pranojnë ofertën e të afrohen numrat për zhbllokimin e situatës, ose të refuzojnë, e të shtohen mundësitë për zgjedhje të reja.
Kjo është java vendimtare, pasi kanë mbetur veç edhe dy seanca deri në përfundimin e afatit të Gjykatës Kushtetuese.
Edhe për herën jubilare të 50-të, ka dështuar konstituimi i Kuvendit.
Asnjëra palë nuk po heq dorë nga qëndrimet e veta.
Sot votuan pro komisionit 53 deputetë. Seanca e radhës u caktua për të mërkurën në orën 11:00.
Kanë mbetur veç edhe pesë ditë afat, deri në zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
VV-ja nuk ka ndryshuar qasje as pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ka konstatuar se kryeministrit Albin Kurti dhe ministrat që janë zgjedhur deputet nuk mund të ushtrojnë funksione ekzekutive njëkohësisht.
Pavarësisht vlerësimeve të qartë të këtij aktgjykimi, VV-ja nuk ka hequr dorë nga skenari i saj, të cilin e ka praktikuar në këta tre muaj që kur ka filluar seanca konstituive.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka vazhduar me refuzimin e edhe të zbatimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.
Ai edhe në seancën e fundit ua ka ndërprerë fjalën deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të cilët dilnin në foltoren e Kuvendit.