“Ti mos u bën merak vëlla...Është gur i madh e s’mund ta shtyjmë vetëm”: Publikohet një pjesë e bisedës së rastit “Spiunazhi” - NACIONALE

“Ti mos u bën merak vëlla...Është gur i madh e s’mund ta shtyjmë vetëm”: Publikohet një pjesë e bisedës së rastit “Spiunazhi”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Portali “The Geopost” ka publikuar një audioregjistrimin prej dy minutësh e gjysmë mes të arrestuarit të dyshuar për spiunazh, Bedri Shabani, dhe Srdjan Rosiq, i cili raportohet të jetë agjent i BIA-s famëkeqe serbe.

Nacionale përkthen një pjesë të bisedës që e publikuar “The Geopost”.

Bedri Shabani: “Q**mi nanës...më duket sikru rasti (i cenzuruar) kur ishte, a po të kujtohet? Duket që është dreqi i njëjtë, i njejti drejtor, sipas meje, e tjerëve...”

Srdjan Rosiq: “...E shtynë...edhe janë...Që për këta shokë këtu të zgjohen përndryshe”.

Bedri Shabani: “Por, a po e sheh që dikush tjetër (e cenzuruar) po do të shkojë te këto, a dëgjove, e la punën?”

Srdjan Rosiq: “Po”

Bedri Shabani: Për t’ju thënë drejtë shokët e mi kanë qasje atje. Por, kjo çështje...konsiderojmë se do të ndezë tjerët, dhe kur të jetë kështu, ne do t’i çesim benzinë naftës që të digjet më shunmë. A po më kupton?”

Srdjan Rosiq: “Po, qashtu”

Bedri Shabani: Ne deshtëm të nxisim të dyja palët! Sikur dje (e cenzuruar), të dyja palët...Dhe tash e tërë bota flet...ne s’mund ta shtyjmë vetëm, është guri i madh...pra kështu është. Më fal vëlla. Por kjo është”.

Srdjan Rosiq: “Mos u bë merak vëlla, do të njoftoj më tej për këtë, t’i mos u bë merak”.

Lajme të ngjashme