“Thuj le t’ma çelë telefonin”: Nisin talljet pas përplasjes Osmani – Gërvalla me tekste këngësh - NACIONALE

“Thuj le t’ma çelë telefonin”: Nisin talljet pas përplasjes Osmani – Gërvalla me tekste këngësh

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën iu kundërpërgjigj ministres së Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, me një pjesë të tekstit të një kënge, pasi kryediplomatja para disa ditëve kishte aluduar në një “këngë të presidentes” – “Llafe – llafe”. Interneti “shpërtheu” me reagime e tallje. Në disa prej tyre, kryeministri Albin Kurti u paraqit me shaka si nxitës i përplasjes mes dy zyrtareve të larta.

“Nuk do t’i komentoja raportet, por kemi në dallime të qarta në qëndrimet me zonjën Gërvalla. Nuk është në interes të qytetarëve e as të Kosovës që ato mos të thuhen publikisht. Meqë doni me kangë të Dafinës me vazhdu, e ka një të re para 1 muaji: Me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve, me kast, me kast përsëritës i gabimeve. Më falni është kënga e Gilit se idhnohet Gili” - tha Osmani.

Të shpejta ishin reagimet e disa qytetarëve në internet. Në grupin e njohur të humorit në “Facebook”, “Komuniteti i Coolnfresh”, “protagonist” i kësaj përplasjeje, në rolin e nxitësit – natyrisht, gjithmonë me humor – u paraqit kryeministri Albin Kurti, të cilit iu përdor një fotografi ku shihet duke biseduar në telefon me dikë.

Një anëtar i grupit, duke e publikuar fotografinë e Kurtit me telefon në dorë, shkroi një “citat” fiktiv të kryeministrit: “Prindon, thuj ne t’ma çelë telefonin veç edhe qesaj here” – duke iu referuar bashkëshortit të presidentes Osmani, Prindon Sadriu.

Duke e përdorur të njëjtën fotografi të Kurtit, një anëtar tjetër pati ide më ndryshe për “citation” fiktiv të Kurtit, gjoja ai po e nxiste përplasjen mes Osmanit e Gërvallës përmes telefonit: “Vjosë, po thotë Donika lehtë me kangë të Dafines, hajt me të Elait.”

Një anëtar tjetër e përdori fotografinë e njëjtë, duke bërë shaka se Kurti gjoja po i thoshte presidentes në telefon: “Vjosë, po thotë Donika a guxon me dalë te ibi.”

Lajme të ngjashme