“Thikë pas shpine”, ish-bashkëpunëtori ngushtë e kritikon Kurtin për moskandidimin e Osmanit për presidente
Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi, e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për moskandidimin e Vjosa Osmanit për presidente.
Ai ka bërë me dije se një gjë e tillë ishte thikë pas shpine për presidenten aktuale.
Në një prononcim për Front Online, ai ka thënë se Kurti e ka bërë mision që të fusë thika pas shpine për ata që ka bashkëpunuar.
“Goxha befasuese mospropozimi i Osmanit për presidente nga ana e Kurtit, për Kurtin është bërë mision të fusë thika pas shpine bashkëpunëtorëve”, është shprehur Abazi.