Theri me thikë një person në Skenderaj, arrestohet i dyshuari
Në Skenderaj është lënduar një person, pasi dyshohet se një tjetër e ka sulmuar me mjet të mbrehtë, me thikë.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.
Tutje, thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajte, ndërsa rasti vazhdon duke u hetuar.
”Fsh. Polac, Skenderaj 10.03.2023 – 14:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me një mjet të mbrehtë- thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK Prishtinë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.
