“Thellë është kjo punë”: Mehmetaj s'i ndahet polakut që ia zhvati MINT'it 600 mijë euro, gjen se ka edhe një spital në Kosovë
Gazetari Lirim Mehmetaj ka gjurmuar edhe më tej biznesmenin kontraverz polak Tomasz Tokarski – që i zhvati Kosovës rreth 600 mijë euro me vajin dhe sheqerin e Rezervave Shtetërore – ku edhe kësaj here në median Albanian Post, raportoi se i njëjti person ka në pronësi edhe një spital në Kosovë.
“Thellë është kjo çështje, shumë thellë”, shkroi Mehmetaj në llogarinë e tij në Facebook, teksa shtoi se “këtë polakun nuk e kanë ndjekë, sepse me siguri s’u intereson as ta zënë”.
“Tokarski veprimtarinë biznesore në Kosovë e ka shtrirë edhe në mjekësi. Polaku e ka hapur një klinikë mjekësore në Kosovë bashkë me Nezir Idrizin në vitin 2021. Klinika quhet “Xanto Clinic L.L.C”, ku 60 për qind të aksioneve i ka polaku Tokarski dhe pozitën e drejtorit me 40 për qind të aksioneve i ka Idrizi.Aktivitet primar kjo kompani ka shëndetin e njeriut, ndërsa sekondarë akomodime të tjera”, raportoi Albanian Post.