“Thellë është kjo punë”: Mehmetaj s'i ndahet polakut që ia zhvati MINT'it 600 mijë euro, gjen se ka edhe një spital në Kosovë - NACIONALE

“Thellë është kjo punë”: Mehmetaj s'i ndahet polakut që ia zhvati MINT'it 600 mijë euro, gjen se ka edhe një spital në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj ka gjurmuar edhe më tej biznesmenin kontraverz polak Tomasz Tokarski – që i zhvati Kosovës rreth 600 mijë euro me vajin dhe sheqerin e Rezervave Shtetërore – ku edhe kësaj here në median Albanian Post, raportoi se i njëjti person ka në pronësi edhe një spital në Kosovë.

Thellë është kjo çështje, shumë thellë”, shkroi Mehmetaj në llogarinë e tij në Facebook, teksa shtoi se “këtë polakun nuk e kanë ndjekë, sepse me siguri s’u intereson as ta zënë”.

Tokarski veprimtarinë biznesore në Kosovë e ka shtrirë edhe në mjekësi. Polaku e ka hapur një klinikë mjekësore në Kosovë bashkë me Nezir Idrizin në vitin 2021. Klinika quhet “Xanto Clinic L.L.C”, ku 60 për qind të aksioneve i ka polaku Tokarski dhe pozitën e drejtorit me 40 për qind të aksioneve i ka Idrizi.Aktivitet primar kjo kompani ka shëndetin e njeriut, ndërsa sekondarë akomodime të tjera”, raportoi Albanian Post.

Lajme të ngjashme