Thaçi uron nënën e tij për ditëlindje përmes një videolidhje - NACIONALE

Thaçi uron nënën e tij për ditëlindje përmes një videolidhje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, ka uruar sot nënën e tij përmes një videolidhje për ditëlindjen e saj.

Kjo është bërë e ditur nga Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, përmes një postimi në Facebook.

Aty thuhet se nëna e Thaçit i ka mbushur 86 vjet.

“Si çdo 4 gusht, pavarësisht që gjendet në paraburgim në Hagë, nënës Hyrë kurrë nuk i ka munguar urimi i djalit të saj për ditëlindjen. Edhe sot kur mbushi 86 vjet, ajo pranoi thirrjen e shumëpritur, e cila për shkak të moshës së shtyrë po e plotëson sadopak nevojën e komunikimit me djalin e saj, Hashimin, përmes videolidhjeve.” – bëhet e ditur tutje.

Në fund të shkrimit, thuhet si vijon:

“Nëna Hyrë, baci Haxhi, familja dhe gjithë Kosova me padurim po e presim përfundimin e këtij procesi gjyqësor dhe rikthimin e të gjithë çlimitarëve nga Haga, të lirë dhe krenarë, në familjet e tyre, në Kosovën tonë”.

Lajme të ngjashme