Thaçi për aleancën Maqedoni e Veriut-Serbi: Kjo pyetje t’i bëhet Albin Kurtit
Menduh Thaçi, kryetari i PDSh-së, ka sugjeruar analistët në "Pressing" që për aleancën mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut të pyetet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
I pyetur për statusin e kësaj aleance, Thaçi është përgjigjur duke sugjeruar që pyetja t'i drejtohet fillimisht Albin Kurtit, qeverisë së Kosovës, e më pas atij.
"Kjo është pyetje e mirë dhe e drejtë, por do të ishte mirë që kjo pyetje t’i bëhet Albin Kurtit, qeverisë së Kosovës e më pas mua”, ia ktheu Thaçi atij.
“Heshtja e VV-së dhe Albin Kurtit në këto momente që ndodh ky masakrim…Unë mendoj që kjo që Serbia i kishte gishtat e përzier në Maqedoni me ardhjen e Stoilkoviq u bë dorë e zgjatur. Politika e Serbisë vetëm flet se ajo nuk është qetësu”, deklaroi ai në "Pressing".