Thaçi komenton intervistën e Ahmetxhekajt: Pushtetet s’kanë ndërruar, vetëm emrat e metodat - NACIONALE

Thaçi komenton intervistën e Ahmetxhekajt: Pushtetet s’kanë ndërruar, vetëm emrat e metodat

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ardiana Thaçi, gazetar në Klan Kosova, ka komentuar intervistën e Shkumbin Ahmetxhekajt, ish-drejtor i përgjithsëm i RTK-së, i cili foli publikisht për ndikimet e pushtetit aktual në këtë televizion publik.

Në shkrimin e saj, Thaçi ka vlerësuar se pushtetet nuk kanë ndërruar, vetëm emrat dhe metodat janë vështirësuar.

“Çkapja e shtetit ka ndodhur “fardje”.

E dëgjova me vëmendje intervistën e ish-drejtorit të RTK-së, Shkumbim Ahmetxhekaj, të cilin e njoh prej 20 vjetësh. Ai në karrierën e tij ka pësuar shumë nga politika. Nuk dua të vlerësoj punën e tij, por si një person që punon gjatë në media, më janë ngulitur dy gjëra në mendje.

1.Takimi i tij me Kurtin.

2. Oferta për ta dërguar në misione jashtë shtetit.

Besoni ose jo, pushtetet nuk kanë ndërruar, vetëm emrat dhe metodat janë vështirësuar” – ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme