Tërmet prej 5,3 shkallësh në Kroaci, ndihet edhe në Slloveni, Itali, Bosnjë e Austri
Një tërmet me fuqi prej 5,3 shkallësh ndodhi në distriktin Primorje-Gorski Kotar të enjten. Epiqendra e tërmetit thuhet se ishte rreth 36 kilometra në juglindje të Rijekës.
Nuk ka raportime të menjëhershme për persona të lënduar apo dëme materiale.
Faqja “Crisis24” raporton se dridhjet, përpos në Kroaci, mund të jenë ndier më lehtë edhe në Slloveni, në verilindje të Italisë, në veriperëndim të Bosnjës e Hercegovinës, në jug të Austrisë e në jugperëndim të Hungarisë.
Mund të nevojiten disa orë që autoritetet të kryejnë vlerësim gjithëpërfshirës për dëmet e mundshme.