Tërheqja taktike për Manastirin dhe vizita e Escobarit: Javë me shumë zhvillime - NACIONALE

Tërheqja taktike për Manastirin dhe vizita e Escobarit: Javë me shumë zhvillime

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Me shumë zhvillime është karakterizuar kjo javë në Kosovë. Fillimisht vizita e emisarit të Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar, e më pas vendimi i Kurtit që të zbatohet aktgjykimi i Kushtetueses për Manastirin. Çfarë ndodhi?

Në pamje të parë dukej mbledhje e zakonshme e qeverisë. Por, në mbledhjen e kësaj jave të ekzekutivit u bë publik njëri nga vendimet më të rëndësishme që ka ndërmarrë kryeministri Albin Kurti.

Një vendim të cilin ai e kritikonte, e quante vendim të Millosheviqit e çka jo, kryeministri në mbledhjen e qeverisë bëri të ditur se do ta zbatonte. Fjala është për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin, raporton Nacionale.

Në adresimin e tij para kabinetit qeveritar, ai ka treguar se pse e kanë kërkua një gjë të tillë.

Një raport i juristëve eminent, dokument zyrtar i Këshillit të Evropës, ka konstatuar se Kosova është shtet me kuadër të qëndrueshëm të institucioneve demokratike. Raporti ka listuar disa kushte nga të cilat ka qenë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit të vitit 2016. Raporti është publik dhe nuk mund të ndryshohet apo përjashtohet nga rruga jonë për në Këshillin e Evropës”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se ky ka qenë kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Do të mbetet aty sot si kush pas 1 viti pas 10 vitesh. Pas një procesi masiv të vizitave, takimeve, na është bërë e qartë që nga shumë kushte për anëtarësim në Këshillin e Evropës, disa janë plotësuar, e disa janë jo rugjente. Por njëri mbetet dhe nuk do të hiqet: zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Qeverisë i është bërë e qartë nga komiteti i asamblesë parlamentare, nga grupet politike, nga shtetet e QUINT-it që ne duhet të zgjedhim mes dy opsioneve: të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të na mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimit në Këshillin e Evropës, apo heqja e agjendës nga anëtarësimi”, është shprehur Kurti.

Më tej, ai është munduar të arsyetohet, duke thënë se nuk kanë pasë zgjidhje tjetër.

E provuam me datë 5 mars që ta shtyjmë por pa sukses, u bindëm që duhet të zgjedhim njërin opsion. Nuk ka zgjidhje të tretë. Si kryeministër nuk na pëlqen ai vendim i çuditshëm e i padrejtë, e ndërkohë ka procese tjera gjyqësore pezull, teksa ne si qeveri nuk kemi mjete legale e juridike për ta anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk do e ndryshoj qëndrimin ndaj këtij vendimi të dësmshëm asnjëherë. Nuk ka dyshim që anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte jo vetëm fitore, por hap gjigand drejt njohjes nga 5 shetet evropiane që mundëson anëtarësim në BE”, ka thënë Kurti.

Ky vendimi nxiti shumë reagime, duke e akuzuar kryeministrin për qëndrimet e tij në të kaluarën.

Vizita e Escobar

Përderisa Kurti po e bënte publik këtë qëndrim, emisari i Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar, po zhvillonte një takim me presideten Osmani. Ai në konferencë menjëherë pas këtij takimi e vlerësoi qëndrimin e Kurtit.

Por, një ditë më pas, dinari duket se e ndau sërish Escobarin me kryeministrin e Kosovës. Escobar pavarësisht se deklaroi që takimi ishte premtues, një ditë më pas në intervistën për Evropën e Lirë, bëri të ditur se kryeministri i Kosovës ka refuzuar propozimet e tij për dinarin.

“Unë i kërkova kryeministrit ta suspendojë vendimin përderisa ne, bashkë me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Qeverinë e Kosovës, punojmë për një zgjidhje më afatgjate, që u përshtatet nevojave tuaja, pra transfereve elektronike në euro përmes sistemit të Kosovës. Por, tani, ne duhet të bëjmë diçka urgjente. Fatkeqësisht, nuk pata sukses për ta bindur atë për këtë”, tha Escobar.

“Kryeministri tha se ky është një vendim i një institucioni të pavarur, në të cilin ai nuk dëshiron të përfshihet, ose që kjo është një telashe për njerëzit që mund të tejkalohet lehtësisht, ose që mund të zëvendësohet me pagesa nga Qeveria e Kosovës. Por, asnjëra nga këto nuk do të ndodhë shpejt. Për këtë arsye, ne po kërkojmë shtyrje të zbatimit. Tani, unë e kuptoj, normalisht, që një Bankë Qendrore dhe Ministria e Financave e bëjnë më të mirën e tyre për të mos krijuar jostabilitet dhe paparashikueshmëri në ekonomi. Ato e bënë pikërisht këtë gjë”, deklaroi ai më tutje.

Gjatë kësaj jave pati edhe një seancë të Kuvendit ku pati diskutime të ashpra lidhur me tenderët njëburimorë.

Lajme të ngjashme