Tentimi për atentat: Kurti flet për kërcënimin, Konjufca kapet në befasi kur kryeministri pyetet për këtë - NACIONALE

Tentimi për atentat: Kurti flet për kërcënimin, Konjufca kapet në befasi kur kryeministri pyetet për këtë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Radiotelevizioni i Kosovës pasditen e së shtunës raportoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar me jetë e se ndaj tij është përgatitur një atentat nga shteti serb, dhe për këtë arsye, janë ndërmarrë masa të rrepta sigurie me zbritjen e tij në Shkup, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbi këtë, do të deklarohej edhe vet shefi i Qeverisë më pas.

Ai me të arritur në Kosovë nga Shkupi, u pyet nga gazetarët mbi këtë çështje.

Kurti ka thënë se nuk është ndjerë i rrezikuar, por ka vërejtur shumë forca policore.

“Unë kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët në Beogradin zyrtar. Por unë sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veç se kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhjen që e mbajtëm në Shkup me Partitë Socialdemokrate.”ka thënë ai.

Në ndërkohë, siç shihej në një lidhje direkte nga RTK-ja, i pranishëm kur iu bë pyetja ishte edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili siç mund të shihni në videon më poshtë, duket se u kap në befasi nga kjo pyetje.

Në anën tjetër, gazetari i njohur, Lirim Mehmetaj është ndër të parët që ka reaguar në lidhje me këtë raportime. Ai përmes një shkrimi në Facebook, e ka cilësuar si joserioz raportimin e mediumit publik.

“D.m.th edhe Pamfleti eshte me serioz ne raportim. Mesohuni, keshtu do te duket RTK cdo dite e me shume. Mos u cudisni kur te shihni edhe ndonje lajm "kryeministri i iku atentatit pasi i dolen krahet dhe fluturoi.” – ka shkruar ai.

Tutje, Mehmetaj e ka përmendur edhe zëdhënësin e VV-së: “O Manxhuke, kur nxjerrni kesi lajmi se paku duheni me i pas dy tre informacione bazike more pusa”.

Çka raportoi RTK-ja?

Radiotelevizion i Kosovës pasditen e së shtunës publikoi një raportim ku thuhej që institucionet e sigurisë kanë siguruar të dhëna se nga Serbia, ka përpjekje për vrasjen e Kurtit, derisa ky po qëndron në Shkup.

Një gjë e tillë, raportohej të ketë ardhur pas mbedhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Tutje thuhet që janë marrë të gjitha masat e nevojshme në bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut, me të arritur Kurti mbrëmë në Shkup.

Televizioni publik raporton se i është thënë që kërcënimi për jetën e Kurtit ka qenë serioz, “sidomos duke marrë parasysh se kanë ardhur nga disa burime të informacionit”.

“Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe.” – citohet të ketë thënë ky burim.

RTK po ashtu se do të provojnë ta publikojnë versionin e plotë të kësaj ngjarje”.

Lajme të ngjashme