Tentimi i 51-të, edhe tri ditë afat - NACIONALE

Tentimi i 51-të, edhe tri ditë afat

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Sot do të synohet për herën e 51-të konstituimi i Kuvendit.

Në anën tjetër, edhe tri ditë kanë mbetur afat deri në përfundimin e kohës që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese.

Çka do të ndodh tutje, askush nuk e ka asnjë ide.

Palët janë barrikaduar në qëndrimet e tyre,.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje bëri të ditur se i është drejtuar me pyetje Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar edhe masë të përkohshme.

Dua t’ju njoftoj, të nderuara media, të nderuar qytetarë, që sot, në përmbushje të përgjegjësisë sime kushtetuese, për të garantuar funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve të vendit kam paraqitur kërkesë të Gjykata Kushtetuese për të shqyrtuar konfliktimin e kompetencave Kushtetuese të krijua nga mungesa e kosnstituimit të Kuvendit të Republikës të Kosovës. Kjo është një kërkesë që paraqitet pas një situate të paprecedent në jetën institucione të vendit tonë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka vlerësuar se kërkesa e saj ka për qëllim qartësimin e pasojave juridike, nëse Kuvendit nuk konstituohet brenda 30 dite.

Çdo moszbatim duhet të ketë pasoja juridike, por ato deri më tani nuk janë sqaruar. Kërkesa jonë në thelb është për qartësimin e këtyre pasojave nëse Kuvendi nuk konstituohet në kohë. Kjo është një përpjekje për të parandaluar pasoja të pariparueshme për rendin kushtetues të vendit”, ka thënë Osmani, duke dhënë detaje tjera.

Qëllimi është të qartësohet situata lidhur me moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit 30 ditor dhe të sqarohet se si ushtrohen kompetencat e secilit institucion kushtetues në mungesë të konstituimit. Duhet të sqarohet edhe çfarë ndodh nëse Kuvendi konstituohet pas 26 korrikut”, është shprehur Osmani.

Së bashku me kërkesën për interpretim ne po ashtu kemi dorëzuar kërkesën edhe për masë të përkohshme, e cila kërkon edhe për pezullim të afatit kushtetues, e parandalon shkeljen e kushtetutës nga ana e Kuvendit, konstituimit pas afatit që do të ishte në kundërshtim me kushtetutën. Pa u pezulluar ky afat, ne nuk mund të parandalojmë këtë dëm të pariparueshëm. Jemi të bindur që kërkesa për masë të përkohshme. Po rrezikohet rendi kushtetues, mbes me shpresë që Gjykata Kushtetuese ta prioritizojë.”, ka thënë Osmnai.

Megjithatë, kërkesa për masë të përkohshme, ka shkaktuar reagime të mëdha, duke theksuar se nuk mund të vendoset masa, në aktgjykimet që ka dhënë vetë Gjykata Kushtetuese.

Në anën tjetër, mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i ofertës që Albin Kurti ia ka dhënë Fatmir Limajt.

Me Fatmir Limajn kemi pasur takim, me ç’rast biseduam zhvillimet politike. Vetëvendosja dhe unë si kryetar kemi shprehur interesim e gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nisman. Kam bërë edhe ofertë konkrete për Nismën në mënyrë që gjithçakj të përbmybllet sa më shpejtë. Mirëpo kur këto bisedime të kenë rezltate finale mund të flasim”, tha ai.

Megjithatë, kryeministri në detyrë, nuk e dha asnjë detaje se çka përmban oferta. Dihet se Fatmir Limaj nuk ka pranuar të hyjë në qeveri, por e ka kërkuar kryeparlamentarin, të cilën pozitë VV-ja nuk po ia jep.

“Ofertë kam bërë, nuk mund t’i shpalojë elementet përbërëse, shpresoj të kryhet këtë javë dhe për përmbyllhet. Ju kërkoj durim, se këtë fundjavë ose do ta kemo lajmin e marrëveshjes së arritur, ose lajmin se çka ndodh pas 30 ditëve”, tha ai.

Afati përfundimtar që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese është ditën e shtunë.

Lajme të ngjashme