Tensionohet situata në Leposaviq: Huliganët serbë thyejnë veturat e mediave nga Shqipëria
Është tensionuar situata në Leposaviq.
Disa vetura të mediave nga Shqipëria janë thyer me mjete të rënda. Njëri nga gazetarët i televizionit A2 ka bërë të ditur se ata kanë qenë brenda veturës, kur në drejtim të tyre janë hedhur tulla.
Ngjashëm, është sulmuar edhe vetura e gazetës Panorama.
Sipas gazetarëve të Shqipërisë, pjesëtarët e KFOR-it kanë qenë skaj rrugës dhe në momentin kur ka ndodhur situata janë larguar.
