Tensionet në LDK: Haziri godet për “arrogancë” dy palë brenda kryesisë - NACIONALE

Tensionet në LDK: Haziri godet për “arrogancë” dy palë brenda kryesisë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kritikat e Avdullah Hotit ndaj lidershipit të Lidhjes Demokratike të Kosovës shkaktuan reagime të shumta. Në një postim në rrjetin social Facebook para pak ditësh, ai madje tha se partia ka nevojë për udhëheqje të re.

Më pas, shumë prej figurave të kësaj partie, i dolën në mbrojtje kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.

Në anën tjetër, nënkryetari Lutfi Haziri në një intervistë të dhënë së fundi, ka kritikuar për “arrogancë” dy palë brenda kryesisë së kësaj partie.

“Jo debatet, më lejoni të them. Asnjëherë debatet nuk e kanë lendu LDK-në, kanë kontribu. Arroganca e disa funksionarëve të LDK-së po, arrogance në mbrojtje po në kundërshi, LDK-së i ka shkaktu që militantët e saj me u rigrupu, me u mobilizu më shumë rreth dikujt ose më pak”u shpreh ai.

Ndërkohë, Hoti në postimin e tij deklaronte:

LDK-ja ka nevojë për një lidership me qasje ekipore, që është gjithëpërfshirës, me orientime të qarta politike të qendrës së djathtë, që mbledh rreth vetes profesionistë dhe e rikthen LDK-në në epiqendrën e profesionistëve më të mirë të Kosovës, siç ka qenë LDK-ja. LDK-ja ka nevojë për një lidership që punon me transparencë të plotë karshi strukturave partiake në të gjitha nivelet, që e kthen partinë në funksionimin statutar, që merr vendime kolegjiale në bazë të statutit të LDK-së (që është kushtetuta e partisë) dhe në konsultim të gjerë me strukturat qendrore dhe lokale të partisë”.

Lajme të ngjashme