Temperaturat sot, deri në 17 gradë celsius
Mot i ngrohtë, por me erë parashihet për ditën e shtunë. Do të fryjë erë mesatare dhe fuqishme nga jugu e jugperëndimi me hove deri në 15 e 20m/s.
Temperatura minimale 4C-6C, e ajo maksimale ndërmjet 14C e 17C.
Ditën e diel orëve të mëngjesit do të ketë riga shiu, që përzien edhe me grimca të pluhurit saharian.
Më shumë reshje shiu priten gjatë mbrëmjes, kur edhe mund të shndërrohen në reshje bore mëngjesin e së hënës, me rënie të temperaturave.