Televizioni gjerman i peshon të mirat e të këqijat e Kurtit: Kryeministër kundërthënës - NACIONALE

Televizioni gjerman i peshon të mirat e të këqijat e Kurtit: Kryeministër kundërthënës

1 vit më parë

nga Col Mehmeti

Me gjasë kryeministri Kurti do të vazhdojë të qeverisë, me partinë e tij si më e votuara në vend, porse ajo e ka humbur shumicën e vet absolute.

Kështu e nis vlerësimin e vet programi i lajmeve Heute i televizionit gjerman ZDF në një analizë të afishuar mbi zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Sipas Heute të ZDF-it, Kurti është një kryeministër kundërthënës dhe qasja e tij rreth veriut po shkakton tensione.

“Kurti ka premtuar reforma gjithëpërfshirëse në gjyqësor dhe administratë, por nuk ia doli mbanë të bënte kushedi sa prej tyre. Kryeministri është kundërthënës”, shkruan programi gjerman i lajmeve.

Tutje, në analizë përmenden veprimet e Qeverisë për zhbërjen e strukturave paralele të Serbisë në veri të Kosovës, përfshirë ndalimin e dinarit serb dhe mbylljen e zyrave postare serbe.

“Partnerët perëndimorë e kanë kritikuar për këtë, por kjo i solli një goxha mbështetje mes popullatës kosovare. Kundërshtarët e tij e akuzojnë atë edhe për dëmtim të përhershëm të marrëdhënieve me ShBA”.

Ndërkohë, shtypi ndërkombëtar ka qene mjaft aktiv me analiza e shtjellime për profilet e politikës kosovare. Prej tyre ka pasur shpesh edhe vlerësime me nota kritike ndaj Kurtit dhe veprimeve të tij.

Lajme të ngjashme