Të shtënat në veri: policia e EULEX-it në terren - NACIONALE

Të shtënat në veri: policia e EULEX-it në terren

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot gjatë ditës është raportuar se anëtarët e Komisionit Zgjedhor Komunal kanë hyrë ‘me forcë’ në objektin e komunës së Zubin Potokut të shoqëruar nga zyrtarë të Policisë së Kosovës. Kjo sipas tyre ka bërë që të shpërthejë rebelimi nga disa qytetarë.

Ndërkohë Nacionale ka mësuar se shpërthime të reja janë dëgjuar në Mitrovicën e Veriut edhe gjatë pasditës së sotme.

Gazetarët e Nacionales të cilët po qëndrojnë në veri të vendit kanë raportuar edhe për lëvizje të veturave të Eulexit për tek zyret e KQZ-së në veri.

Kujtojmë që kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka folur gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të mbajtur nga institucioni që ai drejton.

Mes të tjerash, Radoniqi ka thënë se zgjedhjet nuk mund të mbahen me zor, duke iu referuar situatës së fundit në veri të vendit.

I pari i Komisionit Zgjedhor Zgjedhor deklaroi se nëse është e nevojshme që të shkohet në veri me gjithë aparatin policor, atëherë për çfarë zgjedhje po flasim.

“Qasja në këto vende është shumë e vështirësuar. Me dasht me shku, siç tha zotëri Kurteshi, me tërë aparatin policor të armatosur deri në dhëmbë, atëherë çfarë zgjedhje jemi duke dashur të organizojmë. Mbetet pa edhe një herë raportin e sigurisë të policisë, për të pasur një raport të tërësishëm për procesin zgjedhor, jo vetëm për sot. Atëherë na duhet ose të bëjmë ndonjë rekomandim, pasi me zor nuk mbahen zgjedhjet, në këtë formë është fjala. Nuk mund të rrezikojmë askënd”, tha ai.

Lajme të ngjashme