Të shtëna afër një shkolle fillore në Gjermani, dy të plagosur rëndë
Disa të shtëna ndodhën të martën afër një shkolle fillore në qytezën veriperëndimore gjermane, Bramsche, duke lënë dy të rritur të plagosur në mënyrë kritike, tha një zëdhënës i policisë.
Të shtënat ndodhën afër shkollës fillore “Martinusschule”, por nuk ishin të lidhura me shkollën, bëri të ditur zëdhënësi i policisë, raporton agjencia "Reuters".
Dëshmitarët që e panë incidentin, e informuan policinë rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit, raportoi gazeta “Bild”, duke shtuar se policia e ka arrestuar sulmuesin më pas.