“Të qeshim së bashku”, Konjufca bashkë me “opozitën” qeshet kur e propozon Gërvallen për kryetare të Kuvendit - NACIONALE

“Të qeshim së bashku”, Konjufca bashkë me “opozitën” qeshet kur e propozon Gërvallen për kryetare të Kuvendit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Glauk Kojufca, sot i ka propozuar dy bashkëpartiake për kryetare të Kuvendit. Ndonëse asnjëra nuk i mori votat e nevojshme, të qeshurat nuk munguan në momentet e propozimit.

Derisa gjatë propozimit për Albulena Haxhiun, Konjufca dukej serioz, një gjë e tillë nuk ndodhi kur e propozoi Donika Gërvallen.

Kësaj radhe VV e propozon deputeten Donika Gërvalla për kryetare të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Pas këtij propozimi kanë shpërthyer të qeshurat në Kuvend.

Kjo bëri që Konjufca të kthehet sërish në foltore, duke i ftuar deputetët që të votojnë dhe të mos qeshin.

Mos qeshni, por ju luten votojeni atë”, ka thënë Konjufca, i cili po ashtu qeshi derisa e nxori këtë fjali.

Lajme të ngjashme