“Të qëndrojmë së bashku”: Osmani uron Ramën e Begajn për presidencën e Këshillit të Sigurisë - NACIONALE

“Të qëndrojmë së bashku”: Osmani uron Ramën e Begajn për presidencën e Këshillit të Sigurisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar krerët e Shqipërisë për marrjen e presidencës së Këshillit të Sigurisë.

Përmes një shkrimi në Twitter, Osmani ka deklaruar që në këtë kohë, është e rëndësishme që shtetet të qëndrojnë së bashku.

Ajo ka përmendur me emra edhe presidentin Bajram Begaj e kryeministrin Edi Rama.

“Fat të mirë për presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe misionin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, derisa Shqipëria merr presidencën e Këshillit të Sigurimit. Në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë, është e rëndësishme që të qëndrojmë të bashkuar në promovimin e vlerave tona demokratike.” – ka shkruar ajo.



Lajme të ngjashme