Serbët në veri të Mitrovicës festojnë Mitrovdanin
Kisha Ortodokse Serbe sot ka festuar Ditën e Shën Dimitrit, që në popull njihte si “Mitrovdan”.
Kjo festë ndodhi në Kishën Shën Dimitrije në Mitrovicë gjatë mëngjesit të sotëm.
Liturgjia u krye nga Peshkopi Teodosije i Rashka Prizrenit.
Pjesëmarrës ishte edhe asistent-drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën dhe Metohinë, Borislav Tajiqi. Po ashtu, aty ishin edhe ish kryetarët e komunave me shumicë serbe që dhanë dorëheqje së fundmi.
Presidenti i Trupit Provizional të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Aleksandër Spriq, dha një mesazh në dukje politik para monumentit të Car Llazarit.
“Sot po e konfirmojmë se jemi të përkushtuar për mbijetesën tonë,” – tha ai, raporton Kosovo Online.



