Të gjithë të dyshuarit për sulmin e 24 shtatorit vendosen në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të INTERPOL-it
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se selia qendrore e INTERPOL-it ka njoftuar se tashmë janë vendosur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjitha të dyshuarit për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Bajnskë të Zveçanit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Sveçla ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm, por si i tillë, ka efektin e plotë atëherë kur Serbia i dorëzon terroristët te autoritetet e Kosovës.
“Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste.” – ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Mirëpres njoftimin zyrtar nga selia qendrore e INTERPOL se tashmë janë insertuar në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë.
Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste.