Të dhënat në faqen e KE-së: Përmenden ndihmat e Shqipërisë e Serbisë për tërmetin në Turqi, jo edhe ato të Kosovës - NACIONALE

Të dhënat në faqen e KE-së: Përmenden ndihmat e Shqipërisë e Serbisë për tërmetin në Turqi, jo edhe ato të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të hënën e kësaj jave rreth 60 delegacione u mblodhën në Bruksel nën një konferencë të donatorëve të organizuar nga Komisioni Evropian.

Tashmë në faqen zyrtare të këtij institucioni të Bashkimit Evropian gjenden edhe detaje nga kjo konferencë, ku është bërë e ditur se janë mbledhur në total shtatë miliardë euro.

Para pak ditësh ministri i Financave, Hekuran Murati bëri bujë nëpër media pasi njoftoi se “u diskriminua” dhe rrjedhimisht, nuk mori pjesë në konferencë, ani pse kishte ndërruar tre avionë për të mbërritur në Bruksel.

“Fatkeqësisht, vendi im nuk mund të merrte pjesë dhe të kontribuonte për shkak të trajtimit jokorrekt dhe diskriminues nga organizatori, që insistoi të përdornim asteriksin (fusnotën) në kundërshtim me letrat e marrëveshjes fillestare të Brukselit dhe në frymën e konferencës së sotme.” – kishte bërë të ditur ai.

Ndërkohë, në faqen e KE-së ndodhen edhe statistika të tjera për shtetet që kanë ndihmuar në Turqi.

Fillimisht, thuhet se 21 shtete anëtare, plus Shqipëria, Mali i Zi, Norvegjia dhe Serbia kanë mobilizuar ndihmën për Sirinë dhe Turqinë.

S’dihet pse nuk është përmendur edhe Kosova, e cila po ashtu, dërgoi një numër të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë të cilët kishin arritur që t’i nxjerrin të gjallë nga rrënojat disa persona.

Lajme të ngjashme