Taravari: Ende nuk kam humbur, jam fitues i votës shqiptare
“Për VMRO-në dhe VLEN-in ka një program fantastik që na pret përpara”. Kështu thotë një nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari.
Në një intervistë për Albanian Post,ai ka folur edhe për atë se pse deklaroi që do të jeptë dorëheqje ‘nëse do ta kishte një votë më pak’ dhe ende nuk ka dhënë.
“Sepse ende nuk kam humbur. Jam fitues i votës shqiptare”, thotë Taravari.
Ai thotë se ‘është i gëzuar të bashkëpunojë me një professor si Mickovski’.
“Natyrisht që ka objektiva të ndërsjella dhe jam konfident që do t’i arrijmë. Jam i gëzuar të bashkëpunoj me një profesor universitar si Mickovski që ashtu si të gjithë ne do më të mirën për këtë vend”, deklaroi Taravari për AP.
Lidhur me diskursin nacionalist të përdorur nga Mickovski gjatë fushatës zgjedhore, ai thotë se ishte ‘vetëm një moment elektoral’.
Taravari në këtë intervistë, pati një mesazh edhe për Ziadin Selën.
“Ziadinit i uroj të ketë bashkëpunim sa më të frytshëm me z. Menduh Thaçi dhe z. Ali Ahmeti. Nuk duhet të jetë aspak e lehtë për të…e ka ndërtuar profilin e tij politik duke i sulmuar dhe anatemuar këta dy politikanë për vite me radhë”, tha ai.
Thaçi: Drama e zgjedhjeve në Maqedoni, rrezikon të rrëshqas drejt një krize
Menduh Thaçi i PDSh-së, njëherit nga Fronti Evropian, thotë se drama e zgjedhjeve në Maqedoni, rrezikon të rrëshqasë drejt një krize.
“E pranoj që duhet shpeshehërë disa gjëra të shkojnë drejt komikes, të mos duket drama e randë.
Drama në Maqedoni është shumë e randë.
Parakontaktet e mia me VMRO janë që drama mund të rrëshqasë drejt tragjedisë, po të rrijë në dramë.
Fjalori që përdorë lideri i VMRO-së mund ta përdorë ndaj gjithkujt, po kundrejt Frontit jo dhe kundrejt Ali Ahmetit jo.
Ai fjalor është fjalor që çon drejt krizës dhe përplasjeve etnike.
Nëse ndryshimet kushtetuese i mohon VMRO dhe tenton ta ngecë procesin, situate mund të çojë drejt krizës së madhe.
Është ai kanali që duhet të vendoset të mbërrijmë drejt një qeverisje stabile që ka kapacitete të merret me reforma të randa.
Nëse ne prej kësaj situate nuk dalim me qeverisje stabile, jemi shumë afër të rikthimit të situatës së vitit 2001.
Nuk është situatë për të bërë shaka.
Unë do të bëj maksimumin që të mos vijmë deri te kjo. Mund të vijë edhe në tragjedi.
Ai tha: ua di vendet dhe njerëzit ku i keni grupet e armatosura ndërsa në anën tjetër mendon se me këta do të bëjë kompensimin e legjitimitetit të plotë të shqiptarëve”, deklaroi Thaçi te Blendi Fevziu.