Takimi në rezidencën e ambasadorit amerikan, AAK-ja e çon Ardian Gjinin - NACIONALE

Takimi në rezidencën e ambasadorit amerikan, AAK-ja e çon Ardian Gjinin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier do të organizojë një mbledhje joformale në rezidencën e tij. Të ftuar, siç merr vesh gazeta Nacionale, janë shumë personalitete.

Ndërsa në një përgjgije për gazetën Nacionale, AAK-ja e ka konfirmuar ftesën dhe pjesëmarrjen e Ardian Gjinit në takim.

"AAK-ja është ftuar në takim. Përfaqësues do të jetë Ardian Gjini" – deklaroi Lulzim Blaka, zëdhënës i AAK-së.

Kujtojmë që në një përgjigje për gazetën Nacionale, Ambasada e ShBA-së e konfirmoi takimin, duke shtuar se nuk ka asnjë program formal dhe as temë të diskutimit.

“Pas diskutimit produktiv më 31 janar me një gamë të gjerë aktorësh në Ambasadën e SHBA-së, Ambasadori do ta thërrasë një mbledhje joformale në rezidencën e tij për ta lehtësuar bisedën e mëtejshme. Nuk ka program formal e as temë të diskutimit.” – deklaroi ky zëdhënës për Nacionalen.

Lajme të ngjashme