Takimi me Lajçak, zyra e Bislimit del me komunikatë - NACIONALE

Takimi me Lajçak, zyra e Bislimit del me komunikatë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim të martën në emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, zyra e kryenegociatorit të dialogut me Serbinë bëri të ditur se gjatë diskutimeve u nënvizua rëndësia e “nënshkrimit si dhe zbatimit në plotni të marrëveshjeve”.

“Ai nënvizoi rëndësinë e nënshkrimit si dhe zbatimit në plotni të marrëveshjeve, përmes një plani të sekuencimit të balancuar, të barabartë dhe të drejtë për palët”, ka vazhduar njoftimin ZKM-ja.

“Gjithashtu shtoi se Serbia në vazhdimësi e ka shkelur marrëveshjen në shumicën e neneve të saj, veçanërisht nenin 4 të saj kur ka votuar e lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, e po ashtu dhe përmes letrës së ish-kryeministres Brnabiq në dhjetorin e kaluar”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme