Takimi me Kurtin, Krasniqi: Nuk kemi diskutuar për koalicion, qëndrimet e PDK-së s`kanë ndryshuar
Kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mohuar se në takim për kryetarin e VV-së, Albin Kurti, ka diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në mes të dy partive për formimin e qeverisë së re.
Ai ka bërë me dije se nuk kanë diskutuar për këtë çështje.
“Jo more çfarë, pyetje është e drejt, por jo”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka bërë me dije se qëndrimet e PDK-së nuk kanë ndryshuar në raport me VV-në.
“S`ka kurgjo për atë far pune, qëndrimet PDK-së nuk kanë ndryshuar. Ajo që ka ndodhur sot është e qartë. Kam shkuar me i thanë: zotëri ndërroje kandidatin nëse do me e konstitu Kuvendin”, ka thënë Krasniqi.