Takimi Kurti-Krasniqi, Hamza: Hap rrugën për diskutime që prekin qytetarët, ky do të jetë modeli im i qeverisjes - NACIONALE

Takimi Kurti-Krasniqi, Hamza: Hap rrugën për diskutime që prekin qytetarët, ky do të jetë modeli im i qeverisjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e konsideron “tejet të rëndësishem” fillimin e diskutimeve për “stagnimin ekonomik, rritjen enorme të çmimeve, pensionet dhe pagat e vogla, shëndetësinë dhe arsimin që kanë probleme të mëdha”, të cilat sipas tij, “i preukupojnë qytetarët dhe shtetin tonë”. Ai e ka vlerësuar takimin mes kryetarit Krasniqi dhe kryeministrit Albin Kurti duke thënë se "ky ka qenë dhe do të jete modeli im i qeverisjes."

“Është tejet e rëndësishme që më në fund po hapet mundësia që të flitet për çështjet të cilat në të vërtetë i preukupojnë qytetarët dhe shtetin tonë: stagnimin ekonomik, rritjen enorme të çmimeve, pensionet dhe pagat e vogla, shëndetësinë dhe arsimin që kanë probleme të mëdha”, tha Hamza përmes një shkrimi në Facebook.

Sipas tij, janë pikërisht temat e tilla që kanë “degraduar mirëqenien e qytetarëve” dhe se kjo situatë kërkon një zgjidhje të shpejtë.

“Këto tema kanë degraduar mirëqenien e qytetarëve tanë – këtyre sfidave duhet t’u japim zgjidhje sa më parë.”

Hamza e ka konsideruar si “lajm shumë të mirë” që zgjedhjet e parakohshme tashmë janë bërë pjesë e diskutimeve publike.

“Prandaj, është lajm shumë i mirë që tashmë zgjedhjet e parakohshme, të cilat PDK i ka kërkuar për një kohë të gjatë, janë pjesë e diskutimeve publike – përfshirë edhe propozimet konkrete për datën e tyre.”

Për takimin e mbrëmshëm të Krasniqit dhe kryeministrit Kurti, Hamza tha se pret që takimet e tilla të bëhen më të shpeshta sepse sipas tij ky ka qenë dhe do të jetë modeli i qeverisjes nga Partia Demokratike.

“Takimi i mbrëmshëm nuk duhet të shihet si diçka e jashtëzakonshme. Përkundrazi, takime të tilla unë pres të shpeshtohen në vendin tonë në të ardhmen, në mes të gjithë spektrit politik, sepse ky ka qenë dhe do të jete modeli im i qeverisjes.

Bashkëpunimi dhe dialogu në interes të qytetarëve dhe shtetit – është mënyra se si unë e shoh funksionimin e përgjegjshëm mes akterëve politik.”

Takimi Kurti-Krasniqi

Kujtojmë se mbrëmjen e së hënës, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe kryeministri Albin Kurti darkuan gati dy orë ku prekën tema të ndryshme. Krasniqi theksoi nevojën urgjente për zgjedhje të reja si .Në anën tjetër, Kurti tha se dhe se është i interesuar që ato të mbahen

Krasniqi tha se Kosova po përballet me një ekonomi të dobët, një sistem shëndetësor në gjendje të rëndë dhe një politikë të jashtme inekzistente.

“Kosova është në agoni. Kemi një ekonomi të stagnume. Kemi shëndetësi jashtëzakonisht të rëndë. Politikë të jashtme joekzistente. Parlament jofunksional. Tani kemi edhe një situatë të vështirë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në KiE", tha Krasniqi.

Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për pamundësinë e Kosovës për të avancuar në çështjen e aplikimit në Këshillin e Evropës.

"Kemi situate të rënduar sa i përket antarësimit në KiE. Tani me siguri do të dështojmë. Ia shpreha Kurtit që konsideroj që duhet ta përshpejtojmë punën për t’ju dhënë zgjidhje këtyre temave", tha ai.

Kreu i PDK-së deklaroi më tej se zgjedhjet e reja janë "rruga më e mirë për të adresuar problemet që prekin qytetarët e Kosovës."

Kam punuar që të arrijm në dakordsim për të shkuar në zgjedhje. Besoj që edhe parti tjera do të pajtohen. Për t’ju dhënë drejtim problemeve qytetarëve të vendit duhet të shkojmë në zgjedhje.

Lajme të ngjashme