Takimi me Kurtin, Begaj: Dakordësia e marrëveshjes së Ohrit duhet respektuar plotësisht - NACIONALE

Takimi me Kurtin, Begaj: Dakordësia e marrëveshjes së Ohrit duhet respektuar plotësisht

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur këtë të diel (26 mars) në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Begaj ka bërë me dije se në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ndalur tek arritjet të marrëveshjes së Ohrit, Begaj vlerësoi angazhimin e palëve për të zbatuar planin evropian të normalizimit të marrëdhënieve Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin përkatës, si një pjesë integrale të tij, që për Begajn është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën e Presidencës së Shqipërisë.

Presidenti Begaj shprehu gjithashtu besimin se zotimi i marrë nga palët në Ohër do të respektohet plotësisht, ndërkohë do të gjenden mekanizmat e duhur për ta kthyer këtë dakordësim publik në një marrëveshje të detyrueshme e të zbatueshme për palët ndërkombëtarisht.

Nën të njëjtën frymë është zhvilluar edhe takimi i kryeministrit Kurti me kryeparlamentaren, Lindita Nikolla. Mbështetja për rolin e luajtur nga kryeministri në marrëveshjen e Ohrit dhe mundësitë që krijon kjo marrëveshje, për marrëdhëniet në Ballkan, ishin pjesë edhe e këtij takimi.

Kjo vizitë e kryeministrit të Kosovës vjen disa ditë pas marrëveshjes arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Lajme të ngjashme