Takimi me Kelmendin dhe Ramën e VV-së, flet Berisha: Aliu vendos për koalicion në Pejë, unë nuk fshihna qosheve - NACIONALE

Takimi me Kelmendin dhe Ramën e VV-së, flet Berisha: Aliu vendos për koalicion në Pejë, unë nuk fshihna qosheve

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka komentuar fotografitë e sotme me kandidatin e VV-së për kryetar të Pejës, Taulant Kelmeni, dhe sekretarin e VV-së, Alim Rama.

Ai ka mohuar se në këtë takim kanë folur për çështjen e koalicionit të AK-së me VV-në në Pejë për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Në një prononcim për portalin “Periskopi”, ai ka thënë se për çështje të koalicionit flet ish-kandidati i AAK-së për komunën e Pejës, Ali Berisha.

Unë jam deputet i Kuvendit të Kosovës dhe nuk e izolojë veten me ndejt me bisedu me çdo kënd prej qytetarëve të Kosovës, po ashtu nuk fshehna qosheve nga askush. Bindjet e mia politike i flas hapur. Takimi ishte në Prishtinë në kafen ku unë rri për çdo ditë. Sa i përket aktualitetit të balotazheve, Ali Berisha është shefi jonë në Pejë, ai vendos çka bën atje”, ka thënë ai në një përgjigje me shkrim.

Lajme të ngjashme