Takimi Kurti-Vuçiq “thjesht performancë”, Vogel: Do të marrin fletushka të Planit të Rritjes dhe lëvdata - NACIONALE

Takimi Kurti-Vuçiq “thjesht performancë”, Vogel: Do të marrin fletushka të Planit të Rritjes dhe lëvdata

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dialogu për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka kohë që ka qenë “në gjendje të rëndë” dhe ka shërbyer veçse si “një forum për menaxhimin e krizave të prodhuara”, ka shkruar në “X” eskperti i politikës së jashtme, Toby Vogel, në një reagim ndaj Përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cilia tha se nuk e ka në mend të dorëzohet së punuari deri në fund të mandatit të tij.

Takimin e nesërm të Nivelit të Lartë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Vogel e sheh veçse “pastërtisht performativ” për nga natyra.

Kështu që takimi i nesërm i dialogut është një ushtrim për të ndërtuar trashëgimi për të lejuar Borrell dhe Lajcak të deklarojnë se procesi vazhdon dhe po jep rezultate. Në këmbim, Vuçiq dhe Kurti do të marrin fletushka të Planit të Rritjes dhe lavdërime nga BE. Të gjitha thjesht performancë”, ka shkruar Vogel.

Lajme të ngjashme