Takimi i Listës Serbe: Policët i zhveshin uniformat - NACIONALE

Takimi i Listës Serbe: Policët i zhveshin uniformat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyratrë të Listës Serbe kanë vendosur të shtunën që të largohen nga institucionet e Kosovës.

Zyrtarë të Listës Serbe, të Policisë, komunave me shumicë serbe, gjykatave dhe të institucioneve tjera janë parë duke hyrë në takimin e thirrur nga Lista Serbe në objektin e Komunës së Zveçanit.

FOTO: Kallxo.com


Takimi është thirrur për të marrë një vendim në lidhje me qëndrimin apo largimin e tyre nga institucionet.

E pas vendimit për largim nga institucionet kosovare, policët serb i kanë zhveshur uniformat duke dhënë dorëheqje kështu nga institucioni i sigurisë në vend.

Lista Serbe ka mbajtur një mbledhje sot në orët e para të ditës së shtune, e ku u diskutua në lidhje me gjendjen aktuale në veri. Aty morën pjesë të gjithë liderët e Listës Serbe, por u panë edhe zyrtarë policor të Kosovës nga veriu i vendit.

E një vendim i rëndësishëm, por i pritur, ka ardhur nga ky takim: Lista Serbe ka vendosur të largohet nga të gjitha institucionet e Kosovës.

"Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri", theksoi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

Ky takim i thirrur nga Lista Serbi vjen pas vendimit të institucioneve të Kosovës për të suspenduar Nenad Gjuriqin, drejtorin e Policisë për rajonin e veriut, pasi i njëjti refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë Kurti për targat.

Rakiq, kryetar i Listës Serbe, tregoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Veprimi i Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për targat në disa faza, i ka zhgënjyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Ata kanë thënë se Kosova ka të drejtë për zbatimin e ligjshmërisë në tërë territorin e Kosovës, por se kjo duhet të bëhet në koordinim me ndërkombëtarët.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për moslejimin e qarkullimit të automjeteve me targa ilegale në Kosovë, i shkallëzuar në katër pjesë, i cili ka filluar të zbatohet më 1 nëntor, ka sjellë telashe në terren, policët serbë që kanë refuzuar zbatimin e saj.

Lajme të ngjashme