Takimi i liderëve politikë me presidenten Osmani nuk sjell ndonjë rezultat
Takimi i presidentes Vjosa Osmani me liderët politikë të partive politike parlamente nuk ka sjell ndonjë rezultat për tejkalimin e ngërçit politik.
Pas takimit, i cili ka zgjatur afro dy orë, liderët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë treguar se para shefes së shtetit kanë prezantuar qëndrimet e tyre për daljen nga situata aktuale.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se takimi ishte diskutim brenda pozicioneve të partive politike.
“Ishte diskutim brenda pozicioneve që ju i dini, që i kemi shprehur, në emër të PDK-së, kërkova që kryetari i VV-së, deputeti Kurti, ta ndryshojë kandidaten, të vije me një propozim që ka mjaft në grupin e tij paralamentar, një gjë e tillë nuk pres që do të ndodh. Jemi në situatën e njëjtë ku jemi, megjithatë duhet ta shohim këtë takim si hap para, përpjekje shtesë, edhe nga involvimi i presidentes në këtë temë”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka bërë me dije se shefja e shtetit duhet të dërgojë pyetje në Kushtetuese.
“Iu njoftoj se kam propozuar që presidentja në zbatim të përgjegjësive. Që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pyetje kushtetuese, apo përmes dërgimit të një lënde, për krejt procesin zgjedhor, që të kemi rrugëdalje. Më shumë se problem juridik kemi politik, kjo është krizë politike. Nëse kjo qasje imponuese e VV-së vazhdon, e kemi obligim për të gjetur zgjidhje”, ka thënë ai.
Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takim ka prezantuar qëndrimin e partisë së tij.
“Në takim partitë qëndruan në pozizicionet paraprake, nuk ka zgjidhje as iniciativë për zhbllokim. Është për keqardhje, 16 herë përsëritje. Partia VV s’ka as brengë as urgjencë për zgjidhje. E propozova qeverinë kalimtare me pika të qarta të definuara, jam i lumtur që pati reflektm pozitiv nga partitë tjera, në përmasën e konsiderimit, përjashto VV që s’kishte as ide të tjera. Insistimi në ide paraprake pa shumicë parlamentare sjellë ngërçin politik, që është i dëshmëm për Kosovën.
Do të kemi edhe deklaratë politike pas mbledhjes së kryesisë. Duhet që sa më parë Presidenca të shqyrtojë dërgimin e kësaj çështje në GjK. Dallimet janë të qëndrimeve politike, kot takohesh nëse i ke qëndrmet e njëjta, takimi do të duhej të kishte gatishmëri për zgjidhje politike. Dy partitë tjera dhanë mirëkuptim për këtë plan...por kjo punë vështirë të bëhet pa partinë e parë që i ka 48 mandate”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se e ka habitur qëndrimi i kryetarit të VV-së, Albin Kurti.
“Asnjë propozim asnjë lëvizje nga dëshirat partiae, u mblodhën për t’i dhënë gjërat që i dimë, ky takim si i tillë nuk pati kurrëfarë kuptimi. Më habiti shumë fakti që na tha se s’ka asnjë urgjencë, që kjo pritje është çështje mediatike jo popullore. Nëse s’ka dakordacnë, zgjedhjet janë zgjidhje përfundimtare. Askush nuk ka shumicë në parlament, përderisa s’ka hsumicë do të ketë edhe krizë”, ka thënë Abdixhiku.
Kurse, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se duhet të gjendet një kandidat unifikues për kryetar të Kuvendi në mënyrë që të tejkalohet ngercia aktual politike.
“Kemi dhënë idenë tonë. Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues në mënyrë që të kalojmë në etapën tjetër edhe kuptohet se e kemi mirëpritur këtë mundësi të bisedime me president”, ka thënë Haradinaj.
Pas takimit me presidenten nuk është deklaruar vetëm kryetari i VV-së, Albin Kurti.