Takimi i Kurtit me zyrtarin e lartë të DASh-it: Bashkëpunimi dhe raportet me Serbinë pjesë e diskutimeve - NACIONALE

Takimi i Kurtit me zyrtarin e lartë të DASh-it: Bashkëpunimi dhe raportet me Serbinë pjesë e diskutimeve

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Në një darkë pune të zhvilluar mbrëmjen e sotme në rezidencën e Ambasadës amerikane në Prishtinë, deputetit i Vetëvendosjes, – i cili ushtron njëkohësisht edhe pozitën e kryeministrit në detyrë – Albin Kurti takoi Zyrtarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se gjatë takimit Kurti theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje z. Hanrahan në Kosovë, teksa theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat i palëkundur për vendin tonë dhe Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë partner i besueshëm i tyre. Gjithashtu, shprehu mirënjohjen e tij dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme dhe kritike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.” – thuhet në njoftim.

Gjithashtu, siç thuhet në komunikatë, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet politike, bashkëpunimi rajonal dhe situatën me Serbinë.

“Gjatë darkës, u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë në fushën e investimeve, të diplomacisë e të mbrojtjes, si dhe progresin e Republikës së Kosovës në integrimin e saj euro-atlantik. Kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e Qeverisë për thellimin dhe forcimin e mëtejmë të raporteve dypalëshe. Zhvillimet aktuale politike, bashkëpunimi rajonal dhe raportet me Serbinë, ishin po ashtu pjesë e diskutimit në takim.”

Lajme të ngjashme