Takimet në Berlin/ Kancelari Scholz takon ndaras Kurtin e Vuçiqin - NACIONALE

Takimet në Berlin/ Kancelari Scholz takon ndaras Kurtin e Vuçiqin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të udhëtojë drejt Gjermanisë. Kurti atje do të pritet nga Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Scholz në Berlin do të zhvillojë takime të ndara me Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajmi është bërë i ditur dje nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode.

Ai përmes Twitterit ka bërë të ditur se takimi me kryeministrin Kurti do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp në orën 16:00.

Ditë më parë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka konfirmuar se i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të takohet me Kurtin dhe Vuçiq më 4 maj në Berlin, madje ka paralajmëruar se Lajçak do të ketë edhe takim të përbashkët me të dy liderët.

Lajme të ngjashme