Takime të ndara: Borell nesër takohet me Kurtin e Vuçiqin në Paris - NACIONALE

Takime të ndara: Borell nesër takohet me Kurtin e Vuçiqin në Paris

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, do të takojë veç e veç kryeminsitrin, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqi të premtën në Paris.

Stanon në Twitter ka thënë se takimi është përpjekje e BE-së për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve dhe avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Për t’i vazhduar përpjekjet e BE-së për t’i ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të depërshkallëzojnë, të zbusin tensionet aktuale dhe të avancojnë dialogun e lehtësuar nga BE, Josep Borrell do të takohet me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin nesër në Paris në takime të ndara”, ka shkruar Stano,

Ndryshe, Kurti ka udhëtuar në Paris ku siç ka deklaruar ai “ndoshta” do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqi në ndërmjetësimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Lajme të ngjashme