“Takime koti”; “pa asnjë rezultat”: Opozita e dëshpëruar me takimet e Osmanit dhe Kurtit në Nju Jork - NACIONALE

“Takime koti”; “pa asnjë rezultat”: Opozita e dëshpëruar me takimet e Osmanit dhe Kurtit në Nju Jork

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Opozita dhe shoqëria civile nuk janë shprehur te kënaqur me takimet e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, që kanë realizuar në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në.

Përfaqësuesit e opozitës dhe njohësit e rrethanave politike kanë vlerësuar se takimet e liderëve institucionalë në Nju Jork nuk do të sjellin asnjë rezultat për Republikën e Kosovës.

Ata kanë bërë me dije se me këto takime është dëmtuar vetëm buxheti i Kosovës.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se këto takime kanë qenë vetëm sa për foto.

Ai ka bërë me dije se pavarësisht këtyre takimeve Kosova vazhdon të jetë e izoluar.

Shihe kur nuk e ke qeverinë me veti, pra kur e ke qeverinë të dënuar ose të sanksionuar, vështirë është atëherë nga këto marrëdhënie nga këto foto opurintiste me sjell asnjë rezultat, nuk kemi një njohje të re nuk dimë çfarë kemi. E kemi vetëm një kosto të madhe, numri aq i madh i të gjithë atyre që kanë shkuar atje e që i paguan populli i Kosovës, në të njëjtën kohë e dini që në Kosovë ka pensione që janë vetëm 100 euro”, ka thënë Haradinaj, pas pjesëmarrjes në Forumin Gjermano – Kosovar.

Edhe PDK-ja i ka vlerësuar si të kota takimet e liderëve institucionalë në Nju Jork.

Deputetja e kësaj partia, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se takimet e tilla janë vetëm për konsum të brendshme.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, anëtarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme ka thënë se këto takime nuk do të sjellin asnjë rezultat për Kosovën.

Takimet e liderëve institucionalë në Nju Jork nuk kanë asnjë vlerë, derisa Republika e Kosovës vazhdon të jetë e izoluar. Përveç sanksioneve nga BE-ja dhe ShBA-ja, në këtë mandat Kosova nuk ka asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim në ndonjë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare. Takimet e realizuar atje janë për konsum të brendshëm dhe nuk pritet të kenë ndonjë rezultat”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Edhe njohësit e rrethanave politike në vend kanë vlerësuar se takimet e liderëve institucionalë nuk kanë qenë të ndonjë rëndësie të madhe.

Analisti politik Shenoll Muharremi ka vlerësuar se takimet janë të rëndësishme kur ato sjellin rezultate.

Më vjen mirë me i pa me takime kështu, se është me rëndësi Kosova me rritë prezencën e saj ndërkombëtare dhe me komuniku sa më shumë me botën. Por takimet nuk janë qëllim në veti. Nuk janë një mjet me dalë në foto e me na tregu ne që jemi taku me dikënd që nuk e njofim fare dhe skemi lidhje me ta. Ne nuk paguajmë taksa e as liderët tanë nuk i paguajmë për model e manekenë. Qëllimi i takimeve është me nxjerr diçka, ndonjë rezultat konkret nga ato takime. Sado i vogël rezultat, por i matshëm, prekës në dobi të Kosovës, bizneseve, qytetarëve, sportistëve, studentëve.. Deri më tani, asnjë rezultat nuk kam pas mundësi me lexu nga ato takime që ja shofim hajrin publiku e vendi”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”, duke shtuar se opozita duhet të kërkojë llogari për këto takime.

Opozita dhe mediat si dhe shoqëria civile duhet me qenë më proaktive me kërku llogari nga takimet jashtë. Rezultate të prekshme dhe bindëse. Përndryshe, taksat tona po djegen kot. Ne duhemi me vendosë standarde më të larta se kaq rreth diplomacisë dhe takime ndërkombëtare. Në secilin takim duhet të ketë rezultate. Ok, kësaj radhe s`po flas që gjithashtu duhet të koordinohemi mes vete e mos të bëjmë diplomaci ndaras se pa një strategji të përbashkët nuk mund të arrijmë rezultate që dëshirojmë”, ka shkruar ai.

Kurse, analisti Dardan Gashi ka thënë se takime të tilla mund të realizojnë edhe gazetarët.

Në emisionin “Debat Plus”, ai ka thënë se takimet e kryeministrin Kurti nuk kanë asnjë rendësi.

Kryeministri Kurti bën zhurmë se qysh ka me kanë luftë. E dyta, takimet e Kurtit me shtetet që ka mbajtur, krejt këta bashkë nuk bajnë sa Veterniku. Me ardh me na vizitu neve te shtëpia ma mirë ish kanë. Me shku kryeministri Kurti në Neë York, e me ba takime që I kish ba çdo gazetari i Kosovës. Albin Kurti është i anatomun edhe i izoluar në karantinë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prijësi i delegacionit ka qenë presidenti. Shihet qartë se kanë qenë dy delegancione të ndryshme me agjenda të ndryshme, edhe me agjenta kompatative. Albini është humbës. Për këto takime nuk është dashur me shpenzu asnjë cent”, është shprehur Gashi.

Lajme të ngjashme