Tahiri: Vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave duhet të jetë 129 euro
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që vlera e koeficientit të Ligjit të Pagave të jetë 129 euro.
Ai ka thënë se nëse kjo vlerë do të jetë më e vogël, atëherë do të këtë ulje të pagave.
“129 euro koeficienti e shpëton ligjin, përndryshe ligji do të kontestohet… Aleanca s’e ka qëllim ta rrëzojë, sepse po u rrëzua kthehet prej fillimi, mirëpo shpëtimi i ligjit të pagave nga Gjykata Kushtetuese e ka 129 euro vlera e koeficientit”, ka deklaruar Tahiri.
Në një konferencë për media, ai ka kritikuar kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se është duke u bërë përllogaritja e vlerës së koeficientit.
“Po si ka logjikë që 6 muaj të mos kalkulohet kur dihet sa është buxheti, kur dihet vlera e koeficienteve, kur dihet vlera e tyre, renditja dhe del kryeministri të mashtrojë 80 mijë njerëz. Kush mendon se do e besoj këtij tregimi? Askush!”, ka deklaruar Tahiri.