Tahiri: Veriu mbrohet vetëm duke e ruajtur aleancën me Amerikën
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka vlerësuar se veriu mund të mbrohet vetëm duke e ruajtur aleancën me SHBA-të.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se fuqia gjeopolitike dhe gjeostrategjike e Kosovës është të veriu për shkak të pasurive që ajo pjesë ka.
“Fuqia gjeopolitike dhe gjeostrategjike e Kosoves eshte te veriu per pasurite qe boterisht dihen por jane dhe dy arsye qe i japin peshe specifike ne marredhenie nderkombetare! Prandaj mund ta mbrojme kete vlere te shtetit tone vetem duke ruajtur Aleancen me Ameriken”, ka shkruar Tahiri.