Tahiri: Vendim për barnatoret është skandaloz dhe duhet të revokohet - NACIONALE

Tahiri: Vendim për barnatoret është skandaloz dhe duhet të revokohet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kundërshtuar vendimin që barnatoret të dielën në Kryeqytet të kufizohen.

Tahiri, përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se "ky vendim është skandaloz dhe duhet të revokohet."

"Çfarë logjike ka një vendim i tillë, i cili detyron një të moshuar të lëviz prej Dardanisë deri te rruga B, për t'u pajisur me medikamente. Shtoja këtu edhe faktin se shumica e barnatoreve të vogla nuk janë të furnizuara sa duhet dhe radhët e gjata të cilat duhet të pritet.
Ky vendim është skandaloz dhe duhet të revokohet."
- tha ai ndër të tjera.

Lajme të ngjashme