Tahiri: Shefave të VV-së po u interesojnë tenderët njëburimore, jo zbardhja e rastit Dehari - NACIONALE

Tahiri: Shefave të VV-së po u interesojnë tenderët njëburimore, jo zbardhja e rastit Dehari

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka vazhduar kritikat ndaj VV-së për heshtjen ndaj rastit Dehari.

Ai ka bërë me dije se me të drejtë qytetarët po kërkojnë zbardhjen e këtij rasti.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Tahiri ka thënë se partia në pushtet i frikësohet zbardhjes së këtij rasti.

Ai ka vlerësuar se tani shefave të VV-së po u interesojnë tenderët njëburimore, ndërsa rastin Dehari e kanë harruar.

“Kjo heshtje ka një shpjegim. Kanë ardhur në pushtet duke e instrumentalizuar vdekjen e një djali të ri. Tani që kanë ardhur në pushtet, qytetarët, me të drejtë, po kërkojnë ta zbardhin të vërtetën. Por, VV-së në pushtet nuk po i intereson e vërteta për Astrit Deharin. Shefave të VV-së tani po u interesojnë vetëm tenderët e kontratat njëburimore. Për Astrit Deharin po heshtin”, është shprehur Tahiri.

Lajme të ngjashme