Tahiri: Qeveria Zdravo paradite vjedh rezervën shtetërore, pasdite mbyll media të lira
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti paradite vjedh rezervën shtetërore, pasdite mbyll media të lira.
Me anë të një statusi në Facebook, Tahiri ka thënë se Rozeta Hajdarit do të përfundojë në fllad të Dubravës.
“Marrëzia s’ka fund për qeverinë Zdravo. Paradite vjedhin rezervën shtetërore, madje bash në kafshatën e bukës, në miell e vaj, ndërsa pasdite mbyllin mediat e lira. Abuzimi, korrupsioni e hajnia e pacipë, Rozeta Hajdarit do ia sjellë një fund të mirë: në fllad të Dubravës”, ka shkruar Tahiri.
