Tahiri: Qeveria përmes logjikës së numrave po synon thyerjen e kurrizit të administratës publike - NACIONALE

Tahiri: Qeveria përmes logjikës së numrave po synon thyerjen e kurrizit të administratës publike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë me dije Ligji për Zyrtarët Publikë nuk mund të hyjë në fuqi dhe as të prodhojë efekte juridike deri në vendimin final të Gjykatës Kushtetuese .

Ai është shprehur i bindur se ky ligj është anti-kushtetues.

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se përmes logjikës së numrave kjo qeveria po synon thyerjen e kurrizit të administratës publike.

“Ky është një epilog logjik dhe demokratik kundër qasjes së këtij establishmenti që përmes logjikës së numrave dhe dominimit, po synon thyerjen e kurrizit të administratës publike dhe rrënimin e karierës profesionale në shtet. Po të ishim pjesë e Këshillit të Evropës, kjo qeveri do të ishte lidere evropiane në shkeljet e kushtetushmërisë, rendit dhe ligjit, si dhe të drejtave të njeriut!”, ka shkruar ai.

Sipas tij, nuk mund të bëhen reforma në administratë duke e shkelur Kushtetutën e Kosovës.

“E kam thënë në Kuvend shumë herë se nuk mund të bëhet asnjë reformë e administratës shtetërore duke shkelur kushtetutën e vendit tonë, duke shkelur rëndë dhe pamëshirshëm të drejtat e njeriut, duke shkelur çdo parim të SIGMA-s dhe të Bashkimit Evropian dhe duke shkelur edhe vetë MSA-në e Kosovës me BE-në. Qeveritë shkojnë e vijnë, administrata shtetërore duhet të mbesë. Ligji për Zyrtarët Publik fatkeqësisht në mënyrë flagrante i shkel rëndë të gjitha këto!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme