Tahiri: Pushteti nuk deshi ta përkrah Policinë e Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar pasi që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka votuar në Kuvendin e Kosovës për – sigurimin shëndetësor, shtesat e rrezikshmërisë dhe Ligjin për pensionimin e parakohshëm për pjesëtaret e Policisë së Kosovës.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se PDK e ka dëshmuar dhe ka kërkuar që të jenë të bashkuar në mbështetjeje të PK-së.
Ai tutje ka thënë se VV-ja ka zgjedhur që të mos e përkrah këtë rezolutë, pra pushteti nuk deshi ta përkrah konkretisht Policinë.
Postimi i plotë:
Ashtu siç dëshmuam sot një javë se jemi bashkë kundër Serbisë, sot, Grupi Parlamentar i PDK-së kërkoi që të jemi bashkë edhe në mbështetjen e Policisë së Kosovës.
Ne sot propozuam tri pika në këtë rezolutë – sigurimin shëndetësor, shtesat e rrezikshmërisë dhe Ligjin për pensionimin e parakohshëm.
Vetëvendosja zgjodhi që mos ta përkrah këtë rezolutë, pra pushteti nuk deshi ta përkrah konkretisht Policinë. Ata le të mbesin në batakun e hipokrizisë së tyre duke u mjaftuar me poezi dhe fotografi për Policinë. Ne do të vazhdojmë me angazhimet tona konkrete që e fuqizojnë Policinë e Kosovës.
