Grupi paramilitar në Banjskë “absolutisht” ishte nën urdhëra të Beogradit, thotë Vjosa Osmani
Më 24 shtator synohej një operacion ushtarak për “okupimin e veriut” nga sulmuesit paramilitarë të udhëhequr nga Millan Radojiçiq, ka thënë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Die Welt”.
Sipas Osmanit ky “Aneksim” i synuar ka pasur qëllimin e njëjtë me aneksimin rus të Krimesë dhe se është Beogradi zyrtar ai që bartë “përgjegjësinë për veprimet dhe agresionin”.
“Me propagandën e tij, Beogradi nxit popullatën në veri të Kosovës. Gjatë kësaj kohe, grupet terroriste janë stërvitur nëpër baza ushtarake serbe. Armë të rënda me forca paramilitare janë kontrabanduar në veri të Kosovës përmes shtigjeve ilegale”, ka thënë Osmani.
Pyetur nga media gjermane nëse ky formacioan ushtarak që operoi brenda dhe rreth Manastirit të Banjskës është urdhëruar nga Beogradi, Osmani shprehet që “absolutisht” që po.
Osmani rikujtoi të gjeturat që shpaluan Minsitri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, se “më 24 shtator sulmuesit planofikonin që të krijojnë atmosferë shkëputje të veriut në 37 lokacione për të okupuar veriun e Kosovës”.
“Pa aparatin shtetëror serb, ata kurrë s’do të mund të kishin siguruar ato armë që konfisjuanmi. Ata njerëz u suhtruan në baza ushtarake serbe në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes”, ka thënë presidentja kosovare.