Tahiri për situatën në veri: Nuk zgjidhet me deklarata siç po bën Qeveria
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për situatën në veri të vendit.
Tahiri ka thënë se situata në veri nuk zgjidhjet vetëm me deklarata.
Ajo shkruan në Facebook se për të dalë nga situata në veri, duhet zgjidhje e shpejtë dhe e koordinuar me partnerët ndërkombëtarë.
“Situate e barikaduar po vazhdon ne veri! Kjo situate nuk zgjidhet vetem me deklarata sic po bene Qeveria, duhet zgjidhje te shpejt dhe te koordinuar me partneret nderkombetar!”, ka shkruar ajo.
Më tej, ajo ka thënë se Qeveria duhet ta ndalojë Serbinë që ta mbajë peng veriun.
“Serbia do te vazhdoj ta mbaj peng veriun, Qeveria duhet ta ndaloj!”, ka shkruar ajo.
Ndryshe sot janë bërë 10 ditë që nga vendosja e barrikadave në rrugët në veri të vendit.
