Tahiri për situatën në veri: Është koha që opozita t’i thotë stop Qeverisë
Ish-kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës.
Tahiri përmes një statusi në Facebook, është shprehur se Qeveria Kurti po bën hapa të gabuar në raport me situatën në veri.
“Veriu po rrezikohet nga hapat e gabuara te Qeverise Kurti, koha qe opozita t'i thote stop qeverise, nuk duhet te pres me shume...sa nuk eshte bere vone”, ka shkruar ajo.