Tahiri për Qeverinë Kurti: Janë mashtrues
Besnik Tahiri, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, ka folur në lidhje me Qeverinë e Kosovës, që u udhëhoq nga ana e kryeministrit Albin Kurtit gjatë katër viteve të fundit.
Në “Pressing”, Tahiri ka qenë goxha i ashpër me Qeverinë Kurti.
Madje, Tahiri nuk ngurroi ta cilësonte Qeverinë Kurti si mashtruese.
“Janë mashtrues. E pse janë mashtrues? Çka i thu një kryeministri dhe qeverie që hy në qeveri thotë do ta zhbëjë AKP-në. A u zhbë AKP-ja? A ka privatizim?” – ka thënë Tahiri.